12:49 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Nesër takimi i radhës Thaçi-Vuçiq

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka caktuar 8 nëntorin datë të takimit të ardhshëm në Bruksel ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë- Serbi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga BE, në këtë takim, Thaçi e Vuçiq pritet të “konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikim të punës për ta arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme rreth normalizimit gjithëpërfshirës i cili është krucial për rrugët respektive europiane” të dy vendeve.