21:31 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Neymar do të operohet

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Neymar do të operohet këtë javë pasi është diagnostikuar me këmbën e thyer.

Neymar u rrëzua në fund të ndeshjes kundër Marsejë më 25 shkurt, që më vonë u konfirmua se ai kishte pësuar një kockë të thyer përveç kyçit të këmbës të shtrembëruar.

Babai i yllit bëri thirrje që ai të nënshtrohet një operacioni dhe klubi ka njoftuar se ata dhe ekipi kombëtar i Brazilit janë dakord, duke caktuar një procedurë që do të bëhet në Brazil në fund të javës. /IndeksOnline/

 

Temat: