22:54 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Nicolo Zaniolo transferohet në Premier Ligë

Nicolo Zaniolo është zyrtarizuar si futbollist i ri i Aston Villas.

Mesfushori italian është transferuar nga Galatasaray në formë huazimi, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari sezonin e kaluar arriti të fitonte titullin e kampionit të Turqisë me Galatasarayn.

Zaniolo luajti 12 ndeshje me skuadrën turke, kua shënoi 5 gola.

Ai te Aston Villa do ta vesh fanellën me numrin 22./IndeksOnline/