14:47 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Një javë pasi nënshkroi për Melbournen, Honda emërohet trajner i Kombëtares së njohur

Ish-reprezentuesi i Japonisë, Keisuke Honda është emëruar trajner i Kombëtares së Kamboxhisë një javë pasi nënshkroi me Melbourne Victoryn në A-League.

Megjithatë, Melbourne reagoi menjëherë duke njoftuar tifozët se Honda nuk do të mungojë për ndeshjet e A-Leagues, por do të jetë i gatshëm për Kamboxhinë kur të jetë pushimi internacional, transmeton IndeksOnline.

Honda, i cili është pensionuar nga Kombëtarja japoneze pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi, pritet që ta drejtojë Kamboxhinë në turneun, AFF Suzuki Cup, i cili fillon nga 8 nëntori dhe përfundon më 15 nëntor.

Se si do t’ja dalë Honda me dy detyra të reja ende nuk dihet, por pas një jave ai do të dalë në konferencë për shtyp me stafin e Kamboxhisë si dhe me stafin e Melbournes.

”Do të doja ta ndihmoja Kamboxhinë që të ketë stilin e saj të lojës dhe ta promovojë vendin jashtë botës”, tha Honda.

Për herë të parë, sezonin e ardhshëm, A-League pritet të pauzojë kur të jetë pushimi internacional nga FIFA. Do të jetë pushim i tillë nga 12 nëntori deri më 20 nëntor./IndeksOnline/