11:03 / E Enjte, 18 Tetor 2018

Honda me dy punë, trajner te Kombëtarja aziatike dhe futbollist te skuadra australiane

Kohët e fundit, ish-futbollisti i Milanit, Keisuke Honda ka nënshkruar me skuadrën australiane, Melbourne Victory.

Pak ditë më vonë mesfushori japonez u emërua edhe si selektor te kombëtarja aziatike, Kamboxhia, shkruan indeksonline.

Një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë në botën e futbollit, kur një futbollist luan për një skuadër dhe drejton një kombëtare.

Ka pasur vetëm të tillë që përkohësisht kanë qenë trajner të skuadrave ku kanë luajtur.

Kur të luhen ndeshjet ndërkombëtare, Honda është i detyruar ta braktis skuadrën për të drejtuar Kamboxhian.

Kombëtarja aziatike qëndron në vendin e 169 në renditjen zyrtare të FIFA-së. /IndeksOnline/