09:38 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas Mërgim Vojovdës, mesfushori kosovar transferohet në Torino

Skuadra e Torinos ka njoftuar për transferimin e tre futbollistëve të rinj.

Midis tyre është edhe kosovari, Altin Kryeziu, transmeton Indeksonline.

Kryeziu nuk do të luajë në ekipin e parë, por për “Primaverat”. Torino arriti ta transferojë 18-vjeçarin nga skuadra e Spalit.

18-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe në të kaluarën ka luajtur për ekipin slloven, Kranji U17.

Vlen të theksojmë se në ekipin e parë të Torinos janë edhe dy kosovarët, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani./Indeksonline/

Shtohet “kolonia” shqiptare në SERIA A, një 17-vjeçar firmos me skuadrën e  Etrit Berishës