19:53 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Paulinho nënshkruan me skuadrën kineze

Paulinho është bashkuar me Guangzhou Evergrande pas një viti në Barcelonë.

Braziliani do të kushtojë 50 milionë euro për kinezët, ku kampionët e La Ligës kanë fituar 10 milionë euro 12 muaj pasi kishin paguar 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Paulinho ndihmoi skuadrën e Valverde të fitojë La Liga dhe Copa del Rey, duke luajtur 49 ndeshje dhe duke shënuar nëntë gola.

Paulinho kaloi tre vite më parë në Super League kineze, me 95 paraqitje dhe 28 gola. /IndeksOnline/