12:12 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Premierliga zgjedh lojtarin e muajit

Futbollisti i Manchester Cityt, Illkay Gundogan ka fituar çmimin ‘Lojtari i Muajit’.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Premierliga ka treguar se Gundogan e ka merituar dhe e ka fituar çmimin e më të mirit të muajit janar, shkruan IndeksOnline.

Gundogan shënoi pesë gola në këtë muaj, ndaj Chelseat, Crystal Palaces dhe WBA-së.

Si kundërshtarë për këtë çmim, mesfushori gjerman i ka pasur këta lojtarë: Craig Dawson, Jack Grealish, Brend Leno, James Maddison, Matheus Pereira, Bukayo Saka dhe John Stones./IndeksOnline/