22:37 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Ramos largohet nga PSG

Sergio Ramos nuk do të jetë pjesë e PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi spanjoll nuk ka pranuar të vazhdoj kontratën, dhe do të jetë agjent i lirë gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për largimin e Ramosit e ka konfirmuar vet klubi i PSG-së, përmes faqes zyrtare, ku e falënderon për dy vitet se ishte pjesë e tyre.

“Paris Saint-Germain përshëndet ngrohtësisht me Sergio Ramos, i cili po përgatitet të largohet nga kryeqyteti pas dy sezonesh duke mbrojtur ngjyrat e Klubit. #MerciRamos’’, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Ramos ka thënë se nësër do të jetë ndeshja e fundit e tij në PSG, dhe se gjatë këtyre dy viteve ishte ndier si në shtëpinë e tij.

”Nesër është një ditë e veçantë, nesër do t’i them lamtumirë një faze tjetër të jetës sime, lamtumirë PSG. Nuk e di se në sa vende mund të ndihet njeriu si në shtëpi, por pa asnjë dyshim PSG, tifozët, dhe Parisi ishin një prej tyre për mua. Faleminderit për dy vite të veçanta në të cilat isha në gjendje të luaja në çdo turne dhe të jepja gjithçka. Do të përballem me sfida të reja, do të vesh ngjyra të tjera, por së pari, dhe për herë të fundit.”, ka shkruar Ramos në profilin e tij./IndeksOnline/