15:46 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madrid largon edhe një futbollist

Ekipi nga kryeqyteti, Real Madrid, ka konfirmuar se mbrojtësi Theo Hernandez është huazuar tek ekipi spanjoll Real Sociedad për sezonin 2018/19.

Francezi i cili u transferua sezonin e kaluar nga rivali i qytetit, Atletico Madrid, nuk ka arritur të tregoj shumë me fanellën e bardhë.

20 vjeçari do të kryej testet mjekësore sot dhe do të prezantohet në ditët e ardhshme. Lojtari do të rikthehet tek Real Madrid me 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Indeksonline/

Temat: