08:11 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Schweinsteiger nënshkruan kontratë të re (Foto)

Futbollisti i njohur gjerman, Bastian Schweinsteiger ka vendosur të qëndroj në Amerikë.

Skuadra nga MLS, Chicago ka njoftuar publikun se gjermani ka nënshkruar kontratë një vjeçare, transmeton IndeksOnline.

“Jam shumë i lumtur që kam ri-nënshkruar me Chicagon. Unë do të vazhdoj të luaj dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku. Unë e dua këtë qytet, këtë sport, prandaj shpresoj se do të jetë një sezon i suksesshëm”, është shprehur Shweini.

Ish-mesfushori i Bayernit dhe Unitedit – shkoi më 21 mars 2017 në Amerikë dhe bëri 24 ndeshje, duke shënuar tri gola dhe gjashtë asistime./IndeksOnline/