21:57 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Serie A përcakton afatin e fundit të merkatos

Ndryshe nga vitet e tjera, kur merkatoja mbyllej mbrëmjen e 31 Gushtit, këtë herë Seria A vjen me ndryshime. Qëllimi është që merkatoja të jetë e mbyllur para se të startojë kampionati, ndaj është vendosur data 17 Gusht, si afati i fundit për të depozituar kontratat e blerjeve të reja.

Gjithçka është bërë zyrtare nga Liga italiane e Futbollit, që njofton se do të pranojë depozitim kontratash deri të premten e 17 Gushtit, në orën 20:00, çka do të thotë se pas këtij orari, merkatoja është zyrtarisht e mbyllur.

Kujtojmë që Seria A do të startojë më 18 Gusht, ndërsa këtë herë skuadrat do të duhet të tregohen më të shpejta në merkato, për të kompletuar organikën para se të bjerë ‘gongu’ final. /IndeksOnline/