21:06 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shënoi 31 gola sezonin e kaluar, transferohet te skuadra e Llapit

Sulmuesi i Ujëvarës së Malishevës, Ermal Krasniqi ka arritur marrëveshje me Llapin.

19-vjeçari ka statistika brilliante në fazën e sulmit, ku vetëm sezonin e kaluar ka shënuar 31 gola.

Transferimi i Krasniqit do t’i sjellë freski sulmit të Llapit për sezonin, 2018/19.

Krasniqi luan si sulmues krahu, teksa ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Feronikelit, transmeton IndeksOnline.

Ai është pjesë e skuadrës llapjane në përgatitjet para sezonit të ri, teksa ka shënuar 4 gola në ndeshjet kontrolluese.

Me paraqitjet e tij në fazën përgatitore, ai i ka bindur drejtuesit e Llapit që t’i ofrojnë kontratë me klubin nga Podujeva./IndeksOnline/