08:15 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Shkëlzen Gashi ndan rrugët me Colorado Rapids

Ekipi amerikan i futbollit, Colorado Rapids përmes një komunikate për media ka lajmëruar që ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar, Shkëlzen Gashi.

Pas tre sezonave të kaluara tek skuadra amerikane, Gashi më nuk do të jetë futbollist i Colorados, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihet se a ka gjetur ndonjë ekip të ri futbollisti shqiptar.

Gjatë tre sezoneve të kaluara në MLS, shënoi 14 gola./Indeksonline/