19:41 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra e njohur kosovare prezanton dy përforcimet e fundit për këtë verë

Në futbollin kosovar, dita e sotme (e premte) është e fundit e afatit kalimtar veror.

Dhe duke parë fluksin e shumë skuadrave që po përforcohen sot, edhe Vllaznia e Pozheranit është në hapë me rivalët.

Sot, klubi nga Pozherani ka arritur që të përforcohet me dy futbollistë, shkruan IndeksOnline.

Vllaznia ka arritur marrëveshje me Ramadan Ibrahimin nga skuadra, Euro Milik, e cila garon në Maqedoni.

Si dhe portieri i Lepencit, Driton Shurdhani është transferuar në Pozheran. Këto dy përforcime janë të fundit për këtë verë te Vllaznia.

Kujtojmë se këtë sezon, Vllaznia do të garojë në Ligën e Parë, pasi sezonin e kaluar nuk ia doli të mbijetojë në Superligë./IndeksOnline/