15:12 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Thellohet kriza te Besa, mposhtet nga Vllaznia

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 21-të të Vala Superligës së Kosovës, shkruan indeksonline.

Në këtë ndeshje, Vllaznia e Pozheranit e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar Mensur Livoreka në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Vllaznia mbetet në vendin e fundit më 12 pikë, dy më pak se sa Besa në vendin e 11’të.