75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra kosovare emëron trajnerin e ri (Foto)

Skuadra basketbollistike, KB Rahoveci sapo ka njoftuar publikun se ka gjetur trajnerin e ri.

Klubi ka emëruar trajner, Bujar Locin, i cili do të jetë pjesë e Rahovecit deri në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

“Bordi i Rahovecit ka kënaqësinë të njoftoj që ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur nga Peja, Bujar Loci”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Loci do ta zëvendësoj trajnerin e larguar Mark Rodiqi, ky i fundit udhëhoqi klubin kosovar drejtë 8 fitoreve dhe 6 humbjeve në 14 ndeshje të zhvilluara./IndeksOnline/