15:13 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Sulmuesi kosovar largohet nga Luzerni

Sulmuesi kosovar, Mark Marleku, është larguar nga skuadra e Luzernit dhe është huazuar tek ekipi fqinj, SC Kriens.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare te skuadrës zvicerane, shkruan IndeksOnline.

Marleku gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm një paraqitje në Superligën e Zvicrës, kurse për ekipin B, ka pasur 5 ndeshje, duke shënuar 4 gola.

20-vjeçari pjesën tjetër të këtij sezoni do ta kalojë te klubi që bën gara në Swiss Challenge League (Ligën e Dytë)./IndeksOnline/