15:16 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Thyhet rekordi i Kupës së Botës (Foto)

Arabia Saudite do të luaj me Egjiptin në ndeshjen e tretë të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Ndeshja më shumë do të ketë karakter miqësorë, pasi që dy kombëtaret edhe matematikisht nuk mund të kualifikohen.

Megjithatë në këtë ndeshje do të thyhet një rekord interesant.

Nga minuta e parë do të paraqitet portieri i Egjiptit, Essam El Hadary i cili do të bëhet futbollisti më i vjetër që luan në një Kupë të Botës.

Hadary sot ka 45 vjet dhe 161 ditë duke thyer rekordin e portierit të Kolumbisë, Faryd Mondragon.

Mondragon ishte 43 vjeç dhe tre ditë kur u inkuadrua kundër Japonisë në Kupën e Botës katër vjet më parë. /IndeksOnline/