14:36 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Tjetër futbollist largohet nga Atletico Madrid (Foto)

Pas largimit të Carrascos dhe Gaitan, skuadra e Atletico Madrid ka konfirmuar largimin e një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për portierin, Miguel Angel Moja, i cili edhe zyrtarisht është transferuar në Real Sociedad, transmeton IndeksOnline.

Spanjolli bëri afro 67 paraqitje me klubin nga Madridi.

Moja u transferua në Atletico gjatë vitit 2014 nga skuadra e Getafes. 33-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Mallorca-s dhe Valencia-s./IndeksOnline/