20:10 / E Martë, 09 Janar 2024 / MSH

Zyrtare: Tottenham prezanton Werner

Tottenham e ka bërë zyrtare blerjen e parë në janar.

Sulmuesi gjerman Timo Werner është huazuar te skuadra angleze deri në fund të sezonit.

Leipzig dhe Tottenham kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit me të drejt blerje të kartonit të tij në fund të sezonit.

Werner rikthehet në Londër tek një skuadër tjetër pasi që në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat./Indeksonline/