12:44 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Usain Bolt nuk e ka ndërmend të dorëzohet, nënshkruan me këtë klub futbolli (Foto)

Usain Bolt po vjen në A-League, shkruan IndeksOnline.

Central Coast Mariners konfirmoi mbrëmë në Twitter lajmin e madh për Usain Bolt.

Njeriu më shpejtë në planet do t’i bashkohet klubit për një ”periudhë të paqartë stërvitore” pasi që ai synon të ketë progres në karrierën si futbollist.

Usain Bolt in action during a football match in France.

”Jam shumë i emocionuar që do të vijë në Australi dhe do të doja që ta falënderoj pronarin dhe menaxhmentin e Central Coast Mariners për mundësinë e dhënë”, tha Bolt në njoftimin e lëshuar nga klubi.

”Ka qenë ëndërr për mua të luaj futboll profesional dhe unë e di se më duhet të punoj shumë dhe të stërvitem që të jem në nivelin e duhur dhe të bëj impakt në A-League”.

”Kur kam folur me trajnerin, Mike Mulvey në telefon, ai i tregoi ambiciet e klubit dhe planet e tij për sezonin e ardhshëm. Shpresoj se mund të jap kontribut pozitiv dhe mezi pres të takohem me lojtarët tjerë, stafin dhe tifozët”.

Bolt pritet që t’i fillojë provat e tij te klubi australian më vonë këtë muaj, teksa nuk e ka të garantuar se do t’i ofrohet kontrata në fund./IndeksOnline/

Temat: