11:49 / E Diele, 12 Qershor 2022 / LB

Zyrtare: Vllaznia nënshkruan me Lorik Boshnjakun

Vllaznia ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistin e Prishtinës, Lorik Boshnjakun.

Boshnjaku ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e Vllaznisë së Shkodrës.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!””, thuhet në njoftimin e tyre.

Boshnjaku largohet pas 7 viteve nga klubi i Prishtinës.