22:33 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtarët e shtetit e marrin malin. Kujtojnë të kaluarën me raki e birra (Foto)

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kaluar mbrëmjen me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe disa personalitete tjera.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka publikuar fotografi ku shihet duke shijuar mbrëmjen me alkool në ambient të hapur, transmeton Indeksonline.

Lushtaku ka thënë se temë e bisedës kanë qenë kujtime nga e kaluara. Më poshtë postimi i Lushtakut:

Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL /Indeksonline/