11:18 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtari i lartë amerikan e përsërit në Serbi: Politika jonë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Matthew Palmer ka folur rreth një zgjidhje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar nuk ka më vija të kuqe në marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë për Radio Televizioni Serb, ku u shpreh se ajo çfarë duan ata është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por kjo mbetet ende një sfidë për të dyja shtetet.

“Çdo marrëveshje ka një natyrë multi-dimensionale. Duhet të ketë një aspekt të sigurisë, politikë dhe po ashtu ekonomik, dhe sigurisht marrëveshje konkrete rreth Kishës Ordokse Serbe, Gazivodën dhe Trepçën” ka thënë ai.

Por i pyetur nëse një marrëveshje e mundshme parasheh shkëmbim të territoreve, Palmer ka thënë se nuk janë vendosur pika të kuqe në marrëveshjen e mundshme mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk do të hyja në detaje sepse ne nuk kemi një propozim konkret për marrëveshjen. Por pozicioni jonë nuk vë vija të kuqe apo lë hapësira” është shprehur Palmer.

Nëse normalizohen marrëdhëniet apo arrihet marrëveshje, Palmer është pyetur nëse kjo nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, duke u shprehur se të dyja shtetet duhet të marrin vendime shumë serioze dhe politikisht të vështira.

Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane Matthew Palmer edhe njëherë ka cekur se politika amerikane ka qenë me vite e njëjta, si tash dhe si nesër,  kurse dëshira e saj është  normalizimin i plotë i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, duke i shtyrë ato në rrjedhat Euro-Atlantike./Indeksonline/