21:41 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Zyrtari policor muhabet e cigare në detyrë, s’ka as maskë!

Një pjesëtar i policisë së Kosovës, përderisa është në detyrë duket të ketë kohë të mjaftueshme edhe për ‘muhabet’ edhe për tymosje të duhanit.

Madje, i njëjti nuk respekton as masat Covid19, duke mos mbajtur maskën.

Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik të kryeqytetit.

IndeksOnline ka siguruar video, teksa zyrtari policor duket se është në orarin e punës, takohet me një qytetar me të cilin edhe ia ‘krisë’ muhabetit.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 401 gjoba trafiku, derisa 653 të tjera për mos respektim të ligjit Covid19./IndeksOnline/