75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtari serb që hyri ilegalisht me Gjuriqin: Pjesë e terrorit që ndodhi në veri mund të isha dhe unë

Nikola Selakoviç, sekretar i Përgjithshëm i kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar vizitën e shefes së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini në Serbi.

Selakoviç ka thënë se kjo vizitë tregon për seriozitetin e ngjarjeve të fundit, duke iu referuar kështu arrestimit të shefit të zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Indeksonline.

“Jam i bindur se Mogherini ndjeu nevojën për të ardh personalisht të flas me presidentin Vuçiq për ngjarjet e djeshme skandaloze dhe terrorin që u krye ndaj qytetarëve serb në veri të Mitrovicës, ku kam mundur të isha edhe unë”, ka thënë Selakoviç. /Indeksonline/