10:39 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / L K

Zyrtarisht, kjo është skuadra më e dobët në histori të La Ligas

Barazimi i arritur dje në ndeshjen me Bilbaon, e ka bërë Almerian si skuadrën më të dobët në histori të La Ligas.

Skuadra e fundit në tabelë është bërë ekipi i parë që në 24 javë nuk arrin asnjë fitore të vetme.

Skuadra e Almerias sapo ka kaluar rekordin që deri këtë të hënë ndahej me Sporting de Gijón nga sezoni 1997-98.

Almeria është poashtu një nga skuadrat më të pafata në La Liga ngase ka patur disa ndeshje ku ka dominuar, por nuk ka arritur asnjë fitore.

Edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bilbaos, skuadra e fundit në La Liga ka patur disa mundësi të mira shënimi./Indeksonline/