18:41 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Fëmijë të shumtë promovojnë hokejin në Kosovë

Festivalin Olimpik PyeongChang 2018 tashmë ka hyrë në fazën finale dhe më joshëse.

Ky festival që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, e që përkon më Lojërat Dimërore që po mbahen në Korenë e Jugut, për disa ditë rresht ka mbledh qytetarë të shumtë nga vendi ynë, sidomos fëmijë.

Pas sporteve të patinazhit dhe kërlingut, në ditën e 16-të, është promovuar edhe sporti i hokejit. Dhjetëra fëmijë ishin pjesë te këtij sporti që nga sot është jetësuar edhe në vendin tonë.

Reihane Haliti, përgjegjëse për organizimin e Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, i tha KosovaPress-it se sot zyrtarisht u promovua sporti i hokejit në vendin tonë. Sipas saj, gjatë terë këtyre ditëve është bërë përzgjedhja e fëmijëve për këtë sport, e që sipas Halitit, fëmijët janë jashtëzakonisht të kënaqur që kanë pasur rastin të provojnë veten në sportin e hokejit.

“Sot fillojë hokej zyrtarisht më u promovua në Festivalin Olimpik të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në të njëjtën kohë ku po mbahen Lojërat Dimërore, ku përfaqësuesi i Kosovës është Albin Tahiri, i cili korri suksese optimale. Fëmijët janë përzgjedhur gjatë terë kohës në patinazh, ku është promovimi i patinazhit kërling, sot hokeji veç po vazhdon. Ju mund të shihni që fëmijët janë shumë të kënaqur me hokej. Janë tri grupe të formuara, trajneri i tyre i ka ushtruar gjatë terës kohës, dhe mendojmë sa për fillim hokej që është për herë të parë në Kosovë, ka pasur fillim të mbarë”, tha Haliti.

Ajo ka shtuar se pjesëmarrja e fëmijëve ka qenë shumë e madhe, dhe sipas saj, fëmijët janë vërtetë të kënaqur me Festivalin Olimpik PyeongChang 2018. Madje, Haliti thotë se për organizimin e këtij festivali kanë marrë përgëzime nga shumë shkolla dhe prindërit e fëmijëve.

Ndërkaq, Fatos Rexhepaj, trajner i hokejit e vlerësoi tejet të rëndësishëm jetësimin e hokejit në Kosovë. Sipas tij, pjesëmarrja e fëmijëve ka qenë mjaft e madh në promovimin e hokejit, por sipas tij, edhe në ditët e kaluar të Festivalit Olimpik PyeongChang 2018.

“E vlerësoj shumë pjesëmarrjen e fëmijë, ka mjaftueshëm fëmijë. Këtu bëjnë pjesë disa fëmijë të cilët kanë qenë më aktiv gjatë ditëve të patinazhit. Momentalisht janë t’u zhvilluar lojën e hokejit. Loja hokej mbi akull kjo është loja e parë pasi me promovimin e patinazhit dhe mundësia e madhe e fëmijë këtu na dha një mundësi që të zhvillojmë një lojë të hokejit. Kjo është loja e parë e hokejit që po zhvillohet në Kosovë”, theksoi Rexhepaj.

Festivalin Olimpik PyeongChang 2018 do të vazhdojë edhe nesër, e ku sipas pjesëmarrësve, pritet të ketë fëmijë të shumtë për të shijuar sportet e këtij festivali olimpik.