09:01 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barça merr lajmin e mirë nga Sergio Busquets

Sergio Busquets është gati të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Sipas “ESPN”, mesfushori është shumë i lumtur në “Camp Nou” dhe edhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Kontrata aktuale e tij skadon më 2021.

Kujtojmë që Busquets kërkohet nga Pep Guardiola te Manchester City.