22:46 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Barcelona përfundon kampionatin me fitore (Video)

Barcelona ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligas.

Golin e vetëm për Barcën në këtë ndeshje e shënoi Coutinho në minutën e 57-të.

Me këtë fitore, Barcelona përfundon kampionatin në vendin e parë me 93 pikë, duke shënuar 28 fitore, nëntë barazime dhe një humbje. /IndeksOnline/