08:36 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë ndodhi me këta tetë lojtarë që cilësoheshin si ”Leo Messi i ri”?

Lionel Messi është padyshim njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.

Ylli i Barcelonës, 31-vjeçar, ka thyer vazhdimisht rekorde, derisa ka fituar edhe shumë tituj individual dhe ekipor.

Dhe në dekadën e fundit, shumë skoutë janë përpjekur që ta gjejnë ”Messin e ri”.

Ta themi të drejtën, askush nuk e di nëse do ta kemi sërish një futbollist me talentin e sulmuesit argjentinas.

Së fundmi, janë ekzaminuar tetë lojtarë, të cilët ishin duke i ndjekur hapat e Messit në futboll, transmeton IndeksOnline.

Disa prej tyre edhe sot vazhdojnë të mahnisin në fushën e lojës – derisa të tjerët jo.

Juan Manuel Iturbe – ”Messi paraguajan”

Anësori i Romës shpejt u cilësua si ”Messi paraguajan”, duke e bërë paraqitjen e tij të parë internacionale në moshën 16-vjeçare në vitin 2009.

Ai ishte konsideruar si njëri prej talentëve më të mirë në botën e futbollit, por tani Iturbe e sheh veten duke luajtur në huazim te Pumas UNAM në Meksikë.

Juan Iturbe at PUMAS

Si 25-vjeçar, ai ka bërë vetëm tetë paraqitje për Kombëtaren e Paraguajit.

Sardar Azmoun – ”Messi iranian”

23-vjeçari sulmues, i cili ka luajtur në Premier League ruse që nga viti 2013, është golashënuesi i pestë më i mirë i Iranit.

Azmoun u pensionua nga futbolli internacional pas një kampanje zhgënjyese në Kupën e Botës në Rusi, duke i cituar abuzimet ”online” si arsye për këtë.

FBL-WC-2018-MATCH35-IRI-POR

Edhe pse posedon talent, krahasimet e tij me Messin përfunduan në Rusi.

Ryan Gauld – ”Messi skocez”

Gauld u transferua në Sporting CP nga Dundee United për 3 milionë funte në vitin 2014 – por ai ka dështuar të përshtatet në Portugali.

Në gusht të këtij viti, Gauld iu bashkua klubi amator portugez, Farense në huazim.

Marko Marin – ”Messi gjerman”

Pas paraqitjeve impresive në Bundesliga si 18-vjeçar, Marin menjëherë filloi të krahasohej me Messin.

Ai u transferua në Werder Bremen në vitin 2009 dhe pas tri vitesh kaloi te Chelsea, por dështoi t’i realizonte pritjet.

Marko Marin in the Europa League

Megjithatë, Marin do të luajë në Champions League këtë sezon pasi u transferua së fundmi në Crvenea Zvezda.

Giannis Fetfatzidis – ”Messi grek”

I shkurtë, i shquar për aftësitë dribluese, ishte gjithnjë i krahasuar me Messin kur u inkuadrua në skuadrën e parë të Olympiacosit si tinejxher.

Fetfatzidis u transferua në Genoa në vitin 2013 para se të kalonte te klubi arab, Al-Ahli në një marrëveshje 3-vjeçare në vitin 2015.

27-vjeçari, tani është rikthyer në Olympiacos.

Jose Angel Pozo – ”Mini Messi”

I dalur nga akademia e Real Madridit, Pozo shpejt impresionoi te grupmoshat e reja të Manchester Cityt dhe ishte cilësuar si ”Mini Messi”.

Reprezentuesi spanjoll për grupmoshat, U-19 ka bërë vetëm 4 paraqitje për ekipin senior para se të rikthehej në Spanjë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Almerian.

Jose Pozo

Në korrik të këtij viti, Pozo iu bashkua klubit tjetër të La Ligas, Rayo Vallecanos.

Alen Halilovic – ”Messi kroat”

I transferuar nga Barça në viin 2014, Halilovic menjëherë ishte konsideruar si ”Messi kroat” pas paraqitjeve impresive për Dinamo Zagrebin.

22-vjeçari nuk është paraqitur asnjëherë për Barcelonën në La Liga dhe këtë verë, iu bashkua Milanit si lojtar i lirë.

Alen Halilovic

Mohamed Salah – ”Messi egjiptian”

I konsideruar si ”Messi egjiptian” gjatë kohës së tij në Basel, anësori senzacional i Liverpoolit ishte ndoshta lojtari më i përafërt me legjendën e Argjentinës.

Anësori egjiptian ka një stil të ngjashëm me Messin dhe është pretendent për ”Topin e Artë” pas sezonit impresiv me Liverpoolin së fundmi./IndeksOnline/

Image result for salah

Temat: