23:26 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Chelsea nis bisedimet me mbrojtësin e Juventusit

Londra nuk thërret ende, por nis sondazhin si pasojë e një interesimi. Këtë pasdite, menaxheri i mbrojtësit Daniele Rugani ka takuar drejtuesit e Juventus, në një hotel në Milano, për të shqyrtuar kapitullin e të ardhmes së lojtarit. Një nga temat e bisedës ka qenë interesimi i Chelsea, që kërkon ta marrë futbollistin në Premier League, pasi duket se Conte do të vazhdojë të jetë trajneri i “bluve”.

Rugani ka një kontratë me Juventus deri në vitin 2021, çdo do të thotë se “Zonja e Vjetër” nuk është e detyruar të shesë futbollistin, por ka ardhur momenti që të vendosë nëse do të rinovojë bashkëpunimin, apo do të lejojë shitjen e tij.

Faktikisht ende nuk ka pasur një ofertë nga Chelsea, por pyetja nga Londra ka qenë: Sa kushton Rugani? Kjo ka bërë që menaxheri i futbollistët të Juventus të takojë drejtuesit e kampionëve të Italisë.