14:04 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Derbi Prishtina-Drita, policia deklarohet për sigurinë në terren (Foto)

Policia ka marrë masat e nevojshme për siguri gjatë ndeshjes së sotme mes Dritës dhe Prishtinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë për Indeksonline se janë të përgatitur dhe kanë plan të posaçëm në rast të ndonjë incidenti.

“Kur ka raste të tilla që ka ndeshje  ka raste që tubohen njerëzit. Policia si gjithmonë i bënë planifikimet e duhura dhe të nevojshme sipas situatës në teren. Ne jemi përgatitur për situatën në teren, bëjmë sigurinë e plotë, sa i përket kësaj ndeshje tash a mundet me ndodhë a s’mundet ndonjë incident është diçka tjetër , nuk mundem me prejidiku , mirëpo ne jemi të përgatitur me një plan të posaçëm dhe kem forca të mjaftueshme edhe besojë se nuk do të ndodhë diçka, nëse vetëm pak shikohet ana sportive  nuk duhet me ndodhë, absolute  tash dikush duhet me fitu por me çdo kusht secili aty mundohet me fitu”, ka thënë ai.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 16:00. Për në Pejë tashmë janë nisur tifozëria e të dy ekipeve, Plisat dhe Intelektualët janë rrugës për në qytetin e bukur të Dukagjinit./Indeksonline/