17:52 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Distria Krasniqi humb në finale, merr medaljen e argjendtë (Foto)

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian që po mbahet në Tel Avivi të Izraelit.

Xhudistja kosovare në finale u mposht nga rusja, Natalia Kuziutina, në kategorinë 52-kilogramë.

Kujtojmë që Distria në gjysmëfinale kishte mposhtur turken, Irem Korkmaz dhe ishte favorite për ta fituar medaljen e artë, por ajo u befasua nga Kuziutina e cila e mposhti me IPPON pas vazhdimeve./IndeksOnline/