13:49 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

E konfirmon babai i yllit meksikan: Të birin po e kërkon Barcelona

Babai i yllit meksikan, Hirving Lozanos ka thënë se Barcelona është e interesuar për transferimin e birit të tij.

Në një intervistë për mediat meksikane, babai i futbollistit ka thënë se është kontaktuar nga zyrtarë të skuadrës katalonase të cilët e duan në verë transferimin e yllit të PSV-së.

“Po e kërkon Barcelona birin tim. Tashmë kemi marrë kontaktet e para dhe lutem që kjo të finalizohet. Të luash me një fenomen si Messi është dhuratë nga perëndia. Shpresoj shumë se do të ndodhë një gjë e tillë” ka thënë babai i Lozanos. Kujtojmë që pikërisht Lozano ishte ai që shkëlqeu në ndeshjen e parë të Meksikës duke realizuar golin e vetëm në fitoren ndaj Gjermanisë./Indeksonline/