12:06 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe Challandes viziton stadiumin e Prishtinës, mezi pret që Kosova të luaj (Foto)

Punimet dhe gjendja e stadiumit të qytetit që tashmë pritet të emërtohet me emrin e legjendës dhe presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, është vënë në fokusin e interesimit të të gjithëve.

Madje sot edhe përzgjedhësi i Kombëtares “A” z. Bernard Challandes, i cili po shoqërohej nga ndihmësi i tij z. Ramush Gashi dhe zv. sekretari z. Arianit Ahmeti vizituan stadiumin që tash e sa kohë po rinovohet.

Për ecurinë e punimeve z. Challandes e njohu drejtori i Departamentit të Sportit i MKRS, z. Ibër Alaj duke theksuar se punimet po shkojnë me një dinamikë të shtuar duke pasur parasysh se koha e garave të Ligës së Kombeve po afron. Ndërsa Kosova ka nevojë që tashmë ndeshjet t’i zhvillojë në Kosovë.

E nga ana e tij z. Challandes vuri në dukje se sa është e rëndësishme që Kosova të luajë para shikuesve të vet këtu në Prishtinë, që do ta ndihmonte jashtëzakonisht shumë Kombëtaren për të arritur rezultate pozitive dhe për të arritur objektivat e veta.