21:07 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

EL: Përfundojnë 12 ndeshjet e para, këto janë rezultatet

Në orarin e ndeshjeve prej ora, 19:00, tani kanë përfunduar 12 takime mjaft interesante në kuadër të Europa League.

Rangers i Steven Gerrard ka barazuar, 2-2 me Villarealin në Spanjë, teksa Lazio ka mposhtur Apollonin, 2-1.

Befasi është humbja e Marseillet në shtëpi nga Eintracht Franfurti me rezultat, 1-2, transmeton IndeksOnline.

Sevilla ka shkëlqyer sonte, duke mposhtur thellë Standard Liegen me rezultat, 5-1.

Dhe në fund, Chelsea mposhti PAOK-un në Selanik me rezultat minimal, 1-0. Më poshtë gjeni rezultatet nga ndeshjet e sotme të përfunduara pak më parë./IndeksOnline/

Temat: