12:24 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Flet mbrojtësi më i mirë në botë: Kush nuk beson, le të rrijë në shtëpi

Virgil Van Dijk për shumë kë, sot është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Aftësitë e tij janë të pabesueshme dhe ai po llogaritet si një nga arsyet kryesore që Liverpooli është me bilanc të 100% me fitore në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve në fillim të këtij sezoni.

Por, holandezi ka një lutje për bashkëlojtarët e tij në fillim të këtij sezoni.

“Dua të shkruaj histori. Sezoni është i gjatë dhe duam të fitojmë në katër kompeticione. Ne do të provojmë ta bëjmë këtë. Kush nuk e beson këtë, lë të rrijë në shtëpi” ka thënë Van Dijk./Indeksonline/