17:49 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Garcia: Nuk jam racist, kam folur me Umtitin pas ndeshjes

Sergio Garcia i Espanyol ka mohuar se është racist pasi thuhet t’i ketë thënë mbrojtësit të Barcelona-s Samuel Umtiti “zezak m**i”.

Dyshja u përplas gjatë derbit katalanas që përfundoi 1-1 përpara se Garcia të sulmonte Umtiti.

Ata u konfrontuan pas vërshëllimës së fundit dhe më pas në tunelin e stadiumit përpara se të ndërhynte Gerard Pique për t’i ndarë.

Garcia përdori Instagram për të mbrojtur veten.

“Së pari, për ta sqaruar, kam folur me Samuel që dje.

“Në asnjë mënyrë nuk kam pasur qëllim të dukem racist. Ju e dini të gjithë se gruaja ime është me rrënjë cigane dhe unë jam rritur në një lagje multi-kulturore.

“Kunati im është një afro-amerikan. Në një moment tensionues në lojë thuhen gjëra që duhet të mbeten aty,” ishte postimi i lojtarit të Espanyol.