16:55 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Hasani ka një lajm të mirë për qytetarët e Vushtrrisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë vendim që ta bëj me zonë ekonomike edhe Vushtrrinë, konkretisht fshatin Lumadh.

Ministri Bajrami ka treguar se vendimin për këtë çështje e ka marrë për t’u krijuar kushte më të mira bizneseve.

Hasani në një posti në Facebook ka treguar se me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë.

Ky është postimi i plotë në Facebook i ministrit Hasani:

Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste.

Në mënyrë që tu krijojmë kushte sa më të mira investitorëve potencial sot kam marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh, Komuna e Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar.

Prona e paluajtshme në të cilën themelohet kjo Zonë Ekonomik,  është e regjistruar në emër të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe është në sipërfaqe prej 14. 86, 00 ha.

Besoj që me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë. Urime Vushtrri

No automatic alt text available.