11:01 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Hazard: Mendoj vetëm për Kampionat Botëror! Te Chelsea edhe dy vite

Po fillon të bëhet një zakon. Çdo kush flet për largimin e Eden Hazardit nga Chelsea, por ende nuk ka diçka të re nga ky drejtim.

Anësori i Kombëtares së Belgjikës ka folur për “The Guardian” dhe ka sqaruar edhe njëherë mirë se nuk e ka ndërmend t’i lë Blutë e Londrës, transmeton IndeksOnline.

27-vjeçari ka një kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2020, por shumë spekulime e qojnë atë në Real Madrid gjatë afatit veror!

“Unë do ta përfundoj sezonin dhe do të mendoj për Kupën e Botës. Kam kontratë me Chelsean dhe jam shumë i lumtur. Do të shohim se çfarë do të ndodh, pjesën e largimit nuk e kam menduar. Mendoj vetëm për Kupën e Botës”, ka thënë Eden.

Gjërat nuk shkuan ashtu siç u planifikuan për Chelsean këtë sezon, ata janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe janë në pozitën e pestë në Premierligë, duke rrezikuar me të madhe kualifikimin për në Champions sezonin e ri.

Në rast se klubi nuk kualifikohet për në CHL, atëherë situata e londinezëve do të përkeqësohet me largimin e Antonio Contes dhe të disa lojtarëve!./IndeksOnline/