12:12 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Holandezi ikë nga Barcelona, katalonasit kontaktojnë Liverpulin

Kasper Cillesen do të largohet nga Barcelona këtë verë. Portieri holandez ka vendosur që të braktisë skuadrës katalonase pasi që Valvderde i ka bërë të qartë se Ter Stegen do të jetë zgjedhja e parë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Me të marrë këtë lajm, Barca ka filluar të gjejë pasuesin e tij. I pari në listë është portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet

. Bordi i skuadrës katalonase e sheh portierin belg si alternativën më të mirë të Ter Stegen.

Liverpooli e ka në shitje Mignoletin pas blerjes së Alisson pasi që Klopp si zëvëndësues do të ia besoi portës Loris Karius.

Mignolet pritet t’i kushtoi Barcelonës afër 17 milionë euro.

Në rast se Liverpooli kërkon më shumë para, Barcelona do të provoi portierin zvicërian, Yann Sommer./Indeksonline/