14:41 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Intelektualët” nënçmojnë Gjilanin para derbit të Anamoravës

Në kuadër të xhiros së ardhshme, do të zhvillohet derbi më i madh lokal në futbollin e kosovës.

Bëhet fjalë për derbin e Anamoravës, i cili do të vë përballë Dritën dhe Gjilanin.

Një ndeshje e tillë siguron spektakël në fushë nga lojtarët dhe në tribuna nga tifogrupet e të dyja klubeve.

Dhe para ndeshjes, tifozët e Dritës, ”Intelektualët” kanë nënçmuar rëndë Gjilanin.

Sipas tyre, që një ndeshje të konsiderohet derbi, duhen plotësuar disa kushte – fillimisht dy skuadrat të kenë në sirtar tituj kampioni dhe të kenë vite ekzsistencë me histori pas vetes.

”Intelektualët” besojnë se klubi i Gjilanit nuk i përmbushë këto kritere duke e quajtur skuadër ”provinciale”.

Në fund, tifozët gjilanas thonë se derbi i vërtetë për ta është pjesëmarrja në garat evropiane sidomos në Champions League./IndeksOnline/