08:43 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i Prishtinës shënon supergol te skuadra portugeze (Video)

Agim Zeka ka shënuar golin e parë te ekipi i tij i ri, Varzim. Ish-lojtari i akademisë së Prishtinës shënoi një gol të bukur në fitoren e klubit të tij 3 me 2 kundër Penafiel, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare U-19 është dhënë në huazim nga Lille, klubi që e bleu para një viti nga Skënderbeu.

Zeka sa ishte te ekipi francez, zhvilloi afro 20 paraqitje me ekipin e Lille 2 (rezervave), kishte shënuar vetëm një gol./IndeksOnline/