12:32 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Java e “tmerrshme” që po e pret Liverpoolin

Liverpooli po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë fillim të kampionatit.

Në shtatë ndeshje të zhvilluara deri tani ata kanë bilanc të qindpërqind, ku i kanë fituar të gjitha.

Por provimi më i vështirë i Klopp është në 10 ditët e ardhshme, shkruan indeksonline.

Liverpooli do të luaj me dy kundërshtarët direkt për titullin e Premierligës, Chelsea (25 shtator) dhe Manchester City (7 tetor).

Gjithashtu Reds do të përballën me Chelsean në Kupën e Ligës (26 shtator) dhe me Napolin në Ligën e Kampionëve (3 tetor).

Nëse këto pengesa do të kalohen me sukses, atëherë Liverpooli do të ketë rrugën më të lehtë në arritjen e objektivave, sidomos Premierliga që i mungon nga viti 1990. /IndeksOnline/