08:31 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Jeep prezanton modelin e ridizajnuar Renegade

Jeep në panairin e automobilave në Torino prezantoi modelin e ridizajnuar Renegade.

Ridizajnimi përfshin maskën e ftohësit, dritat e parme dhe të pasme, si dhe mbrojtësin.Motori do të ketë njësi të reja benzinë prej dy varianteve me tre dhe katër cilindra. Në pyetje është agregati 1.0 litra me 120 kuaj fuqi dhe dy variante 1.3 litra me 150 kuaj fuqi dhe 180 kuaj fuqi.

Çmimi dhe data e fillimit të shitjes së modelit të freskuar Renegade në Evropë do të bëhet e ditur ditëve të ardhshme. /IndeksOnline/

Temat: