16:05 / E Premte, 12 Tetor 2018

Auto-piloti i Range Rover Sport, kryen lëvizje nëpër rrugë komplekse

Tjetër e arritur, në avancimin e makinave plotësisht autonome.

Gjatë vitit të kaluar, Land Rover Sport e ka nisur projektin e 25 milion euro, për avancimin e makinës plotësisht autonome, ndërsa vitin që vjen do të sjellë rezultatet përfundimtare të testeve dhe simulimeve në terren.

Modeli përfshinë nivelin e katërt të autonomisë, që nënkupton se makina vozitet krejtësisht vet, por duhet të ketë në timon një shofer, i gatshëm të ndihmojë në çdo situatë.

Deri më tani, testimet janë kryer në rrugë të mbyllura dhe poligone, ndërsa nuk janë bërë të ditura rezultatet konkrete. Sipas Land Rover, kjo makinë së fundmi është lansuar në rrugë shumë komplekse të Britanisë së Madhe, ku ka lëvizur vet me shumë sukses.

Duke shpejtuar deri në 80 kilometra në orë, Range Rover Sport ka zënë kthesa, ka tejkaluar makina tjera dhe lëvizi nëpër trafik të ngjeshur, pa asnjë ndihmë prej shoferit. E pajisur me shumë radar dhe sensor, makina ka arritur të respektojë rregullat e trafikut, si dhe të ndaloj para kalimtarëve dhe objekteve në lëvizje.

Pos një videoje të shkurtër që nuk shfaqë shumë, Land Rover nuk ka dhënë detaje të këtij projekti, që duket se që tani po tregon sukseset e para.