08:20 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rikthehet Auto Expo në Çarshia Fashion District në Marigona Residence

Për të gjithë të apasionuarit pas makinave,por edhe ata që ende janë në kërkim të automobilit të nevojave të tyre, prej 22 deri më 23 shtator rikthehet Auto Expo në Çarshia Fashion District në Marigona Residence.

Auto Expo rikthehet më interesant se asnjëherë më pare dhe me më shumë brende të prodhuesve të njohur të top brendeve të automobilave.

Edicioni i këtij viti përveç çmimeve me ZBRITJE SPECIALE vetëm për Auto Expo, do të ofrojë edhe argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.

Brendet e prodhuesve të automjeteve që do të ekspozojnë makinat e tyre do të jenë: Alfa Romeo; Audi; BMW; Citroën; Dacia; Fiat; Ford; Hyundai; Jaguar; Jeep; KIA; Land Rover; Mercedes; Nissan; Opel; Porsche; Peugeot; Renault; Seat; Škoda; Suzuki; Toyta; VW.

Edhe këtë vit, Auto Expo që do të mbahet në Çarshia Fashion District në Marigona Residence, sjell në tjetër nivel interesimin për makinat.