Ferrari zbulon modelin më të fuqishëm ndonjëherë
Ferrari ka zbuluar dy modele të reja të limituara. E para Monza SP1 me një ulëse dhe Monza SP2 me dy ulëse. Të dy versionet janë të inspiruara në Ferrarit e Formula 1 të së kaluarës.
Dizajni i tyre thuhet se i referohet ‘barchetta’ (varkë e vogël në italisht) , model klasik garave të viteve 1940 dhe 1950.
Të dy Ferrarit paraqesin një dizajn unik, me një raport fantastik peshë-fuqi, në sajë të përdorimit të gjerë të fibrave të karbonit, dhe detajet dalluese, të tilla si dritat e përparme dhe ato të pasme, të cilat e rrisin më tej eksluzivitetin e makinave.
Të pajisura me motorin më të fuqishëm që maranello ka ndërtuar ndonjëherë V12 me 812 kuajfuqi, makinat mund të arrijnë shpejtësinë 0-100 km/orë në 2,9 sekonda dhe 0-200 km/orë në 7,9 sekonda, transmeton IndeksOnline.
Marka e famshme italiane ka njoftuar se do të prodhohen 500 njësi nga ky model dhe çdo Monza do të kushtojë rreth 1,3 milionë euro.